Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe kthjellime, ndërsa në mesditë e më tej pritet dendësim i vranësirave.

Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore 8 deri 15°C, në zonat e ulëta 10 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 13 deri 22°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *