Fermerja australiane, Tracey Kruger kujdeset për mijëra qengja të vegjël në pronën e saj në Victoria, Australi. Puna e saj përfshin shpëtimin e disa qengjave që janë braktisur nga nënat e tyre, dhe ti ushqejë ato për ti rikthyer në shëndet të plotë. Ajo shpjegon se ndonjëherë kur delet lindin qengja binjakë, njërin prej tyre e largojnë.
Ajo filloi të ndajë historitë e tyre në mediat sociale dhe njerëzit në të gjithë botën gjetën gëzim në videot e saj, veçanërisht fotografitë e qengjave të veshur me triko shumë ngjyrëshe, të cilat shërbejnë për ti mbajtur ngrohtë. Tracey thotë se veshjet i blen në dyqanet e bamirësisë për fëmijët. Kur ajo filloi ti publikonte në rrjetet sociale, qengjat e saj morën vëmendjen e shumë fansave. Tani ndjekësit e saj i dërgojnë në shtëpi triko, të cilat më së shumti i thurin vet.
/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/