Dhjami në zonën e barkut është një problem për pamjen fizike të disa femrave sot. Por shumë dhjam rrit riskun për shumë probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipe kanceresh. Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë gjenetike, ose të vijë si pasojë e jetës së pashëndetshme dhe pa ushtrime fizike.
Zakonisht nuk ekziston ndonjë dietë magjike kundër dhjamit në bark, por kur mbani një dietë të shëndetshme është dhjami i barkut ai që largohet i pari:
- Ushqimet e pasura me fibra
Studimet kanë treguar se konsumi i 10 gramëve fibra në ditë ndihmon shumë për të luftuar dhjamin në zonën rreth mesit, prandaj duhet të konsumoni më shumë bizele, fasule, qiqra etj si dhe shumë fruta e perime me lëkurë, po ashtu edhe tërshërë. Disa ushqime me nivel të lartë fibrash janë superushqime të vërteta.
- Ushqimet që përmbajnë proteina
Proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe duhet një kohë më e gjatë për t’u tretur. Është llogaritur se për të siguruar 100 kalori nga ushqimet proteinike, trupi duhet të përdori 30 kalori. Kjo është arsyeja pse shumë lista përmbajnë ushqime si kos, mish pa dhjam, vezë dhe peshk ose fasulet, legumet, arroret dhe farat si dhe perime të posaçme. Arrat gjithashtu përmbajnë proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme dhe të gjitha këto janë të shkëlqyera për t’u konsumuar mes vakteve.
- Ushqimet që përmbajnë ujë
Shumë fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë dhe elementë ushqyes dhe nuk përmbajnë shumë kalori dhe kjo është arsyeja pse janë pothuajse në çdo listë. Frutat e tjera që përmbajnë shumë ujë janë qitro, pjepri, portokalli etj. Perimet që kanë përmbajtje të lartë uji janë trangulli, sallata jeshile, selino, kungulli, domatja, lakra etj. Këto lloj frutash përmbajnë jo vetëm ujë por edhe shumë fibra, elemente ushqyese dhe antioksidantë.
- Ushqimet e nxehta dhe pikante
Ushqimet pikante dhe të nxehta duhet më shumë kohë për t’i konsumuar. Nëse ushqimi juaj është pikant atëherë do të konsumoni më pak në sasi, gjithashtu pikantet përmirësojnë metabolizmin.