Microsoft ka gjetur një mënyrë për të shpëtuar prej botës së zhurmshme. Bëhet fjalë për një dhomë anekoike dhe, sipas rekordeve Guinness, është vendi më i qetë në planet.
Dhoma ndodhet në Redmond të Uashingtonit (SHBA) dhe është projektuar në atë mënyrë që zhurma brenda është -20,35 decibel. Për ta bërë të qartë shifrën, frymëmarrja e njeriut bën një tingull prej 10 decibel dhe kufiri i dëgjimit të njeriut është 0 decibel.
Dhoma ndodhet brenda gjashtë shtresave të tjera të përbëra nga betoni dhe çeliku, dy materiale që ndihmojnë në mbytjen e tingujve nga jashtë. Përveç kësaj, dhoma përbëhet nga mure me trashësi rreth 30 centimetra. Ajo gjithashtu ka disa mekanizma që ndihmojnë në parandalimin e kërcimit të valëve të zërit që mund të ndodhen në dhomë.
Koha maksimale që një person ka arritur të qëndrojë brenda një dhome me këto karakteristika nuk kalon një orë. Pasi keni kaluar disa minuta brenda, gjëja e parë që fillojnë të perceptojnë veshët janë rrahjet e zemrës. Por, me kalimin e kohës, personi do të dëgjojë kërcitjen e kockave të tij dhe madje do të arrijë të perceptojë tingullin e bërë nga rrjedhja e gjakut të tij.