Aliyah Lewis, është një nënë e re e cila solli në jetë vajzën e saj, Arla 10 javë më parë. Por ajo u habit kur pas banjës së parë të Arlës, flokët vazhduan t’i rrinin flokët përpjetë gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë që nëna dhe foshnja e saj janë bërë virale në TikTok pasi flokët i “fluturojnë” në çdo drejtim.
Arla e vogël tani numëron 22,000 fansa në internet, por shumë ndjekës kanë vënë në dyshim nëse ajo ka sindromën e flokëve të elektrizuar apo një alergji ndaj proteinave të qumështit. “Thjesht nuk qëndrojnë të shtrira fare. Unë kam provuar ta laj dhe asgjë nuk ndodh”, tha nëna e re.
“Mund t’i vendos një kapele dhe kur e heq pas disa minutash do të ngrihen sërish.”, shtoi ajo duke shpjeguar më tej se shumë njerëz i ndalojnë me kuriozitet në rrugë pasi flokët e foshnjës konsiderohen të çuditshme. “Të gjithë në familje mendojnë se është çmenduri”, tha ajo.