Njoftim i rëndësishëm për qytetarët! Ambasada gjermane në Tiranë informon ndryshimet e fundit

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, njofton se sektori i vizave do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur deri në datën 28 janar.

Në njoftim thuhet se ata që t’u anulohet takimi do të njoftohen përmes e-mail ndërsa pritet të zëvendësohen në muajt shkurt ose mars.

Njoftimi i Ambasadës:

“Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail.

Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *