Njoftim/ Vështirësohen gjërat më tej për shqiptarët, ambasada Gjermane rrit çmimet e tarifave

Ambasada gjermane në Tiranë, ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë që prej datës 1 Tetor do të futen në fuqi tarifa të reja. Në njoftim thuhet se do ketë ndryshime në tarifat për çertifikimet, vërtetimet dhe shërbime të tjera të përfaqësive jashtë vendit.

“Prej datës 1 tetor 2021 hyjnë në fuqi ndër të tjera këto tarifa të reja. Vërtetim i thjeshtë nënshkrimi = tarifë fikse për çdo etiketë konfirmimi (pavarësisht vlerës së veprimit juridik): 56,43 Euro (në Lek), në rastin e njoftimit të mbiemrit; 79,57 Euro (në Lek), Konfirmim fotokopjeje: tarifë fikse për çdo etiketë konfirmimi (pavarësisht numrit të faqeve): 24,61 Euro (në Lek)”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane për shtetasit shqiptarë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *