Njoftimi i OSHEE-së: Energjia elektrike do të ndërpritet në këto zona të Tiranës…

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se sot në disa zona të Tiranës për shkak të kryerjes së disa punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

OSHEE bën me dije se energjia do të ndërpritet në Fiderin 143/Nst Valias, dhe pa energji do të mbeten pjesërisht Bruk Bërxullë dhe një pjesë e zonës së Rinasit.

“Për shkak të punimeve që do të kryhen me kërkesë të Aeroportit “Nënë Tereza”, sot datë 7 korrik, gjatë intervalit kohor 10:00-13:00, do të stakohet energjia në Fiderin 143/Nst Valias.

Pa energji do te mbeten pjesërisht: Bruk Bërxullë dhe një pjesë e zonës së Rinasit”, njofton OSHEE.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *