Ditën e martë, më 6 dhjetor Tirana do të presë për herë të parë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.
Për shkak të masave të marra dhe sigurisë të shtuar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët në rrjetet sociale se prezenca e tyre nesër kërkohet në mënyrë që ata mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.