Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së arritur për njohjen e dokumenteve respektive nga Kosova dhe Serbia.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama i ka uruar të dy vendet për zgjidhjen e dialogut në lidhje me lëvizjen e lirë.
Postimi i plotë:
Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot?.