Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka formuar grupin e punës për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese për futjen e pakicës bullgare, që doli si kusht nga marrëveshja me Bullgarinë.
Partitë politike në pushtet kanë deleguar dhjetë përfaqësues, ndërsa nga institucionet e shtetit janë emëruar përfaqësues nga kabineti i Presidentit, Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme duke. Këtij ekipi 13 anëtarësh do t’i shtohen edhe ekspertë të jashtëm juridik.
“Opozita shqiptare dhe maqedonase në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që të bojkotojnë punën e komisionit për përpilimin e ndryshimeve kushtetuese. Kërkohet fillimisht konsensus politik dhe heqje e përkufizimit 20 për qind për popullin shqiptar, dhe garanci nga Bullgaria se nuk do të kërkojë më sakrifica të tjera nga Maqedonia e Veriut”.
Pas përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese, Qeveria si propozues zyrtar do ta dërgojë dokumentin e ndryshimeve në Parlament ku do të vijojë debate.
Procesi i ndryshimeve kushtetuese doemos duhet të përfundojë deri në mbarimin në nëntor të këtij viti nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të hapë kapitujt dhe të vazhdojë procesin e anëtarësimit në BE.