Shteti gjerman prej pak kohësh ka njohur patentat shqiptare si dhe konvertimi i një leje drejtimi do të behet pa asnjë provim shtesë. Kjo është miratuar në Berlin nga Këshilli Federal i Gjermanisë, me një kërkesë të qeverisë Federale.
I pranishëm edhe në një takim në Berlin Kryeministri Rama është shprehur se gjermanët në fillim kishin rezerva për nismën, por pasi inspektorët erdhën ne Shqipëri ku dhe shqyrtuan nga afër dhënien e patentave, kanë ndryshuar menjëherë opinion duke bërë të mundur miratimin e lejeve të drejtimit të shqiptarëve.
“Të gjithë shqiptarët që banojnë këtu, do kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht. Por është edhe transformim i mirë në Shqipëri se njohja ka besueshmërinë e nxjerrjes së një patente në Shqipëri.
Dikur ishte shumë skeptike. Por kur inspektorët erdhën në Tiranë dhe panë transformimin u bindën. Kemi marrë komplimente se kemi krijuar sistem modern. Në këtë aspekt njohja e patentave është certifikatë e rëndësishme për shtet funksionim.” tha Rama.