Shteti i Nju Jorkut – së bashku me Xhorxhia, Kentaki, Misuri, Maryland, Karolinën e Veriut dhe Oklahoma – kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të mbërritjes në orët e ardhshme të stuhive të paprecedentë të dimrit . Mediat amerikane e kanë quajtur tashmë si “cikloni i bombës” ose “snowmaggedon”. Temperaturat akullnajore priten kudo me majat -57 gradë në disa zona malore të Wyoming. Mbi 2,300 fluturime tashmë janë anuluar, me shqetësim të madh për miliona amerikanë që nisen për festat e Krishtlindjeve.
Sinoptikanët presin që një ciklon ngrirës të zhvillohet pranë Liqeneve të Mëdha. Kjo ndodh kur presioni atmosferik bie me shpejtësi gjatë një stuhie të fortë. Ata paralajmërojnë për një “ciklon bombë” të afërt që mund të krijojë kushte për një stuhi. Presidenti Joe Biden paralajmëroi amerikanët që ta marrin seriozisht stuhinë e ardhshme dhe, nga Zyra Ovale, tha se “kjo nuk është si një ditë me borë kur keni qenë fëmijë”.