‘No more money’?!/ ‘Mbretëria e deteve’ s’ka më para të riparojë flotën ushtarake, gjysma e luftanijeve mbeten në ‘tako’

Është mbajtur historikisht si një fuqi detesh, me një flotë ushtarake që pushtoi koloni në të gjithë botën, por sot Britania e Madhe duket se nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm.

Sipas mediave më prestigjioze britanike, gjysma e anijeve të mëdha luftarake të Mbretërisë së Bashkuar janë jashtë shërbimit për riparime.

UK's £6billion fleet of Type 45 destroyers spend 1,515 days at port | Daily  Mail Online

Aktualisht, nga 18 fregata dhe destrojer në flotën e Marinës Mbretërore, vetëm nëntë janë në gjendje pune, ndërsa pjesa tjetër janë në porte thonë mediat vendase. Ish-shefi i marinës, admirali Lordi West i Spithead, e quajti këtë “një turp kombëtar”.

“Anijet e reja nuk po ndërtohen me shpejtësi të mjaftueshme, dhe nuk ka pasur para sa duhet nga riparimet”,- tha ai, duke shtuar se vetëm njëri prej destrojerëve 1 miliardë paundësh, “HMS Defender”, është aktualisht në det.

Type 45 destroyers HMS Dragon (left) and HMS Diamond docked in Portsmouth

Ky destrojer po shoqëron “Carrier Strike Group” në udhëtimin e tij të parë botëror. Luftanijes simotër, “HMS Diamond” iu desh ta braktiste grupin prej 10 anijesh pas problemeve që pati gjatë lundrimit në Mesdhe, e tani është tërhequr në një port të Italisë.

Luftanijet e tjera të tipit 45, “HMS Daring”, “HMS Duncan” dhe “HMS Dragon”, po i nënshtrohen mirëmbajtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Nga 12 fregata të tipit 23 vetëm tetë janë klasifikuar “të disponueshme në mënyrë operative”.

British Royal Navy Type 45 destroyers HMS Daring and HMS Diamond | Type 45  destroyer, Royal navy ships, Royal navy

Type 45 Daring class Guided-Missile Destroyer

Faslane worries after planned rise in radiation dumped in Clyde | The  National

Faslane nuclear sub crew in deep water after using infidelity website  Ashley Madison - Daily Record

Why does Boris Johnson need a jacket that says 'Prime Minister' on it? |  Boris Johnson | The Guardian

Johnson visits Faslane in first Scottish trip as Prime Minister - Daily  Record

UK Defence Journal on Twitter: "The former HMS Broadsword Type 22 frigate  and a new Type 45 destroyer, both British designs.… "

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *