Noizy i dedikoi këngë! Florian Marku falenderim publik: Do të dalë në çdo ndeshje deri te titulli i botës

Boksieri me prejardhje shqiptare, Florian Marku është mëse i gatshëm për ndeshjen e radhës për titullin IBF International

Ai pritet të performojë para një publiku me 70 mijë shikues në Tottenham Stadium në Londër.

“Krenar që më i miri i të gjitha kohërave për mua nga artistët në Shqipëri ka bërë një këngë për mua. Ajo do jetë kënga që do të dalë në çdo ndeshje deri te titulli i botës. Prisni ta dëgjoni Marku Marku Marku”.

“Gjithmonë krenar me ty vëlla. Kjo këngë është një dhuratë për ty”, u shpreh Noizy në ripostimin e bërë në InstaStory.

Po në atë natë, do të jetë edhe ndeshja në peshat e rënda e Anthony Joshua kundrejt Aleskendar Osyk.

Kjo përballje ishte planifikuar të mbahej më 7 gusht, por u anulua për shkak të lëndimit që pësoi 28-vjeçari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *