Juliana Nura, ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ ka folur për herë të parë për deklaratat e dhëna nga dha Noizy për të.
Ajo iu përgjigj 25 pyetjeve në një intervistë, për herë të parë pas daljes nga shtëpia ku qëndroi për 103 ditë. Juli u shpreh se nuk ka asnjë habi për atë që Noizy tha duke shtuar se të gjithë i kanë parë bashkë, duke nënkuptuar se ato që ka thënë kanë qënë të vërteta.
“Nuk u befasova sepse tek e fundit çdo njeri ka ndërgjegjen e vet, e vërteta është se publiku na ka pa bashkë, shoqërinë e kemi të përbashkët edhe krejt ky Big Brother ja ka fillu prej qasaj teme se ku jemi taku me Stresin dhe e din edhe personi në fjalë (Noizy)”.
Më pas ajo shtoi se nuk është zhgënjyer nga reperi.
“Jeta më ka mësuar të mos zhgënjehem”.
Reperi u distancua nga Juli duke thënë se nuk ka të bëjë me të dhe emri i tij po përdoret vetëm për vëmendje.
“Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje me atë person e as nuk do jem. Emri im përmendet në këto programe vetëm për një arsye dhe të gjithë e dinë përse. Mbani emrin tim larg gojës tuaj. Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje, e ripërsëris. Më keni lodhur kokën. Gjithçka që përmendet është rrenë dhe mos më bëni t’ua vërtetoj”, u shpreh Noizy.