Noka akuza Bashës: E quajti anëtarësinë e PD ‘llum’! Askush nuk ka guxuar, as Nano as Rama as kundërshtarët më të egër

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka pas mbledhjes së sotme nuk është përmbajtur në akuzat kundrejt Lulzim Bashës.. Noka theksoi se Basha ka bërë të qartë se për të është më i shtrenjtë fati i ‘karriges’ sesa ai  partisë.

Ndërsa u ndal në debatet e mbledhjen e Kryesisë së Grupit mbrëmjen e djeshme, Noka tha se Basha i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’.

“Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’, Askush nuk ka guxuar, as Nano as Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike, të konsiderojnë qeverinë e Berishës si llum, përves Bashës. Mbrëmë i kërkova të marrë përgjegjësi, forca jonë politike po shkon në zgrip, falë vendimit okult të Bashës. Nëse do e donte sadopak këtë forcë, do jepte dorëheqjen për ta bashkuar këtë forcë, Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD e demokratëve. Kjo gjë nuk mendohej se do ndodhte, Basha mbrëmë konfirmoi fatin e karriges së tij”, u shpreh Noka.

Në mbledhjen e mbrëmshme, Noka pati sërish përplasje me Bashën, ndërsa  kujtojmëse ai ka dalë hapur në mbështetje të ish-kreut të PD-së Sali Berisha, dhe janë shfaqur edhe krah tij në ‘Foltore’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *