Noka: Dyshimet për lobimin rus në PD, nisën pas fotos së Bashës me Trump

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur mbi lobimin rus në kohën kur Lulzim Basha drejotnte PD.

Noka tha se dyshimet nisën që kur ai doli në foto me ish-Presidentin Donald Trump, për të cilën Basha iu komunikoi deputetëve të PD-së se ky vendim që është marrë në këmbim të 25 mijë dollarëve.

“Besuam Bashën kur na tha s’kam bërë lobing. Pse lindën dyshimet?  Por foton me Donald Trump, na tregoi një vendim që është marrë për 25 mijë dollarë a euro që nuk e mbaj mend mirë, që u paguan dhe ne ishim të prirur ta besonim këtë, ishin ligjërisht. Kur filloi se qarkullonin fjalë nga gjyqtarët që po na vjen Engjëll Agaçi dhe kur na kërkonin se kjo çështje të mbyllet, atëherë ne kishim të drejtë të dyshojmë. Dhe sot kemi një qëndrim, çështja të hetohet deri në fund. Ka një dëshmi të Nik Muzin që nuk ka ardhur në organet e drejtësisë dhe detajon çdo gjë. Basha të dalë dhe ta sqarojë këtë çështje,”_- tha Noka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *