Flamur Noka ka mbështetur Luçiano Boçin, të cilin Damian Gjiknuri e akuzoi se strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës.
Në kundëpërgjigje Noka i ka kërkuar Gjiknurit që të mos ju japë zemër çunave të DAP për të vijuar krimin zgjedhor. Ai shtoi se kandidati real është vetë Gjiknuri jo Gledjan Llatja, për të cilin shprehet se e ka marrë në qafë me instistimin për t’iu futur në garë.
Pergjigje e detyruar Damjanit… Damian. Sot ta kuptoj shqetësimin dhe zemërimin tënd! Nuk është e lehtë të jesh në pozitën e njeriut qe shoqëron nje kandidat te përbuzur dhe të papranueshëm kudo që shkon në qytet E ke te veshtire te gelltisesh faktin qe Elbasani ta refuzoj krijesën tënde politike. Ne e dimë që kandidati real je ti, jo Llatja – të cilin e ke marrë në qafë me insistimin tënd për ta kandiduar. Damian! Rama dhe Rilindja “jote” nuk e kuptoni forcën e reagimit dhe shpirtin e revoltës te qytetareve kur zgjedh t’i poshtërosh dhe t’i konsiderosh numra dhe t’i vendosësh seicilit nga një vlerë monetare.
E ke të humbur Damian! Qytetarët e Elbasanit thjesht po presin të dielën! Po presin të ju tregojnë se qytetaria nuk mbytet me banalitet, se dinjiteti nuk blihet me para, se vota jo kudo ka çmim. Fitoren e Luçiano Boçit nuk e mohon dot askush. Elbasani gelon nga shpresa e ndryshimit . Sepse fitorja e Luçiano Boçit ka fytyrën e qytetarëve të Elbasanit dhe jo si kandidati yt qe ne fytyre ka tymin, blozen e inceneratorit..”, shkroi Noka.
Më tej akuzoi Rilindjen se ka afërsi politike me horrat, banditët dhe blerësit e votës. Më pas vijoi duke thënë se me çunat problematikë do të merret ligji. Për miqtë e Gjiknurit, Noka tha se do t’i hidhen prangat dhe parashikon përgjigjen që do t’i japë: “Përgjegjësia është vetëm personale!” Në përfundim nxjerr dy lista që pretendon se janë personat që ka vendosur Rilindja për të blerë vota.