Kryeparlametarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka. Shkak për këtë vendim është bërë përdorimi i bilbilit nga ana e demokratit.
Përplasjet gjatë seancës së sotme parlamentare nuk kanë munguar, teksa njëkohësisht po zhvillohet edhe protesta në ambientet e jashtme të Kuvendit. Noka ka krijuar zhurmë me anë të bilbilit, pasi kryetarja e Parlamentit nuk i ka dhënën të drejtën për të folur.