Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka nisur një letër deputetit të Kuvendit Lulzim Basha ku i shpjegon vendimin e Gjykatës për vulën dhe logon së kësaj force politike.
Noka i bën me dije deputetit Basha se përdorimi i simboleve dhe aseteve të Partisë Demokratike përbën kundravajtje ligjore dhe do të ndiqen penalisht.
“Kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimmarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tager përfaqësimi” shkruan Noka në letrën drejtuar Bashës.