Noka pas daljes nga SPAK: Uroj të mos ketë ndikim politik

Deputeti i opozitës Flamur Noka ka qëndruar rreth 1 orë në SPAK, ku ka bërë denoncime për zgjedhjet e14 Majit.

Pas daljes, në një deklaratë për mediat, ai theksoi se “do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet”, të ato që i quajti një “farsë elektorale”.

Noka: “Për të denoncuar aktivitetin antiligjor të kryetarit të bashkisë Krujë dhe Vorën, të cilët sipas informacioneve tona, përdorën paratë tërmetit. Detyra jonë është të denoncojmë farsën elektorale

Keni kallëzime të tjera?

Noka: Janë shumë kallëzime, do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet.

Janë regjistruar si procedime?

Noka: Janë çështje që janë regjistruar, uroj të shkohet deri në fund dhe të mos ketë ndikim politik. SPAK do të vazhdojmë ta akuzojmë. Organet e drejtësisë kanë një mundësi për të provuar veten që të dalin jashtë xhepit të qeverisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *