Një ngjarje e rëndë tronditi Klosin gjatë ditës së sotme, ku Fiqiri Mjeshtri qëlloi për vdekje babë e birë Ilir dhe Kenado Shira dhe plagosi dy të tjerë. Dyshohet se shkaku i kësaj masakre është lidhja që 17-vjeçari kishte me vazjën e autorit.
Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka ka reaguar për ngjarjen e rëndë. Noka shkruan në Facebook se autori është një patronazhit dhe se policia kishte dijeni për ngjarjen e rëndë dhe se nuk ka marrë asnjë masë.
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
Masakër ne qendër te Klosit me 3 viktima para pak orësh ka tronditur mbare shoqërinë. Përveç tre jetëve të humbura , janë plagosur edhe 5 të tjerë, skena te një masakre sipas dëshmitarëve.
Autori i masakrës rezulton një patronsazhist i me uniforme…. Besnik Mjeshtri, punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit. Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.
Kjo është një ditë e zezë për familjen që ka humbur njerëzit e dashur dhe një goditje e rende për mbare komunitetin e Klosit dhe gjithë shoqërinë.
Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata.
Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikazë në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.
Partia Demokratike denoncon masakrën shteterore dhe ben me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve do te egzistoje ne kete vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti.
Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.
Vetegjyqesia eshte bere mode ne shtetin e Edi rames sepse policia nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.
Në Shqipëri është bërë e lehtë të armatosesh dhe të vrasësh, si asnjëherë më parë. Jo për faktin e thjeshtë se shteti i ka ulur armët dhe është dorëzuar para pushtetit të krimit. Arsyeja dihet: krerët e të dy palëve janë në biznes me njëri-tjetrin.
Kjo gjendje nuk zgjidhet duke ndërruar drejtorët, por filozofinë. E cila mëshirohet në kreun e pushtetit të kohës. Pa ikur Edi Rama, Shqipëria do të vazhdojë në pikën e hallit dhe në mesin e rrezikut.