Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ishte i pranishëm në ceremoninë e nderimit të 78 vjetorit të kryengritjes së Postribës kundër komunizmit. Ai tha se edhe ditët e sotme mbi Shqipëri është një re e zezë, referuar qeverisjes së Edi Ramës.
“Rezistenca e vizioni i kryengritësve të Postribes na duhet sot më shumë se kurrë.
Re e zeze është dhe kjo e Edi Ramës. Një njeri që ka ngritur narko-shtet e sundon me krimin, kudo, dhe në Shkodër.
Ai sjell si vlerë e model korrupsionin e banditët.
Ai ka njësoj propagandën si regjimi komunist, ku mohon realitetin e varfërisë e shpopullimit, e manipulon sikur këtu po ndodh mrekullia.
Shpall armiq e sulmon e damkos këdo që nuk mendon si ai.
Kontrollon drejtësinë e nxit procese persekutimi ndaj kundërshtarit.
Njëlloj si atëherë, ai nuk lejon votën. E blen votën, dhe shantazhon qytetarët me vendet e punës, me ndihmën ekonomike, dhe me trafikantët e vrasësit që ka në shtabet elektorale.
Ndaj Postriba sot kushtrim. Duhet sakrificë” tha ai.