Nominimi zgjon nga ‘gjumi’ vajzat/ Plas sherri mes Sheilës dhe Beniadës

“Big Brother VIP” ka nisur rreth një javë më parë dhe sigurisht kanë qenë të shumta ngjarjet, dinamikat, edhe debatet.

Së fundmi këngëtarja Sheila Haxhiraj është ‘përplasur’ me modelen Beniada Nishani. I gjithë debate nisi nga një diskutim për shenjat e horoskopit mes tyre, dhe nuk munguan as kunjat dhe ironitë.

Gjatë bisedës, Beniada iu drejtua Sheilës duke i thënë që provokon shumë në dashuri dhe se ajo, si akrep, “pickon”.  Ndërsa Sheila nga ana tjetër, akuzoi se Beniada i hidhet të gjithëve në krah. Por reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm duke i thënë se ajo i vret ata.

“Ti zemra, vdes për vëmendje prandaj sulesh sa andej këtej!”, tha ajo, duke shtuar se Beniada mund të jetë e bukur por sërish është shumë e pasigurt në vetvete.

Nuk dihet nëse ky debat ka lindur për shkak se të dyja vajzat të nominuara dhe po kërkojnë ‘të zgjohen’ nga gjumi për të mos u larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E premtja pritet në ankth nga të gjithë për të mësuar se cili banor do të jetë i pari që do të largohet nga ‘BBV’.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *