“Non Grata”/ ish-kryeministri: Unë jam Berisha! Rama është më i pashkolluari në historinë e vendit

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar ka rihapur edhe njëherë shpalljen e tij “non grata” nga DASH.

Berisha tha se akuzat janë shpifje dhe se nuk ka asnjë lloj prove.

Sakaq, theksoi se është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes nëse gjendet një provë apo fakt kundër tij.

“DASH më ka sanksionuar për akuza për të cilat nuk ka asnjë fakt provë dhe dokument. Jam sanksionuar nga lobimi i Sorosit të Edi Ramës. Cilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij… Unë jam Sali Berisha. Kurrë kurrë kurrë shpifjen, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë. Ju jam mirënjohës ju të cilët ndani me mua këtë qëndrim. Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *