Grupi Parlamentar ka vendosur të mos përjashtojë Orlando Rakipin, pavarësisht se babi i tij tij Aqif Rakipi rezulton pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burime për median bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme nuk është marrë një vendim për përjashtimin e deputetit, nga Partia Socialiste.
Kjo, sepse sipas socialistëve përgjegjësia duhet të jetë vetëm personale.
Ndërkohë fokusi në këtë mbledhje ka qenë procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, ku dhe janë hedhur tashmë zarfet me tre emra.