Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme shpalljen “Non Grata” nga Britania. Berisha akuzuar ambasadorin britanik në Tiranë për atë që ai e quajti një akt korruptiv.
Berisha e ka cilësuar ambasadorin një kundërshtar të vendosur të përpjekjeve të tij për rivendosjen e kauzës së drejtë në PD, dhe tha se asnjë nga pretendimet e ngritura lidhur me Damir Fazllic dhe Fation Dautin nuk qëndronin.
“Ambasadori britanik ka mbajtur qëndrim të fortë mbështetjeje ndaj Lulzim Bashës. Kjo që ka bërë Ambsasadori Britanik është një akt i mirëfilltë korruptiv, i ndikuar nga Rama, Erion Veliaj dhe Basha. Kam dokument për këto që them”, u shpreh Berisha që pohoi se lidhur me çështjen i është drejtuar gjykatës.