Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj e ftuar në një studio televizive ka njoftuar ditën e sotme se e ka mbyllur ‘punën’ e saj me politikën. Sipas saj misioni që ka pasur në skenën politike ka përfunduar.
Periudhën që ka qenë pjesë e politikës, Nora Malaj e konsideron si diçka të rëndësishme në jetën e saj dhe tregon se i ka ndenjur korrekt postit dhe nuk e ka ‘tradhëtuar’ kurrë atë.
“Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës. Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur. Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhëtuar misionin tim. Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm. Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike. E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia. Isha e 8 në listë u vlerësova dhe su votova”, tha Malaj.
/Priza.al/