Normalizohet situata në pikën Kufitare në Kapshticë

Mësohet se radhës së gjatë në pikën Kufitare në Kapshticë po i vjen fundi dhe situata duket se është normalizuar.

Pas radhëve të gjata dhe bllokimit të qarkullimit të automjeteve, aktualisht bëhet me dije se në pritje ka shumë pak automjete.

Sipas informacioneve, autoritetet doganore kanë punuar me procedura të përshpejtuara për të bërë të mundur kalimin e qytetarëve, të cilët kanë pritur në radhë prej disa orësh.

Njoftimi i Policisë Kufitare Kapshticë

Gjatë pasdites së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka patur fluks të shtuar të lëvizjes.

Për shkak se dogana në palën greke punonte me dy sportele u krijian radhë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Policia Kufitare e Kapshticës menjëherë mori takim me homologët e në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar.

Falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eleminuar radhët e krijuara.

Aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *