Mbi 100 kilogramë lëndë narkotike tip kokainë u kapën në një anije mallrash që ishte ankoruar në Husnes të Norvegjisë dhe vinte nga Amerika e Jugut.
Sipas Agjencisë Doganore, lënda ishte ngjitur poshtë vijës ujore në anije.
Gjatë operacionit natën e së enjtes (13 prill), në Husnes në Kvinnherad, u arrestuan 5 meshkuj dhe 1 femër, të gjashtë janë nga Shqipëria, të moshës 20-40 vjeç. Ata dyshohet se bëjnë pjesë në një grup të organizuar kriminal.
“Këtu shohim se si anijet e mëdha përdoren për të transportuar drogë nën vijën ujore, shpesh pa dijeninë e ekuipazhit. Sekuestrimi është kapja më e madhe e kokainës në Norvegjinë Perëndimore dhe renditet ndër konfiskimet më të mëdha të kokainës në shkallë vendi” – shkruajnë mediat e huaja.