Burri i cili mbrëmjen e djeshme i mori jetën me harkë dhe shigjetë disa persona në Norvegji quhet Espen Andersen Brathen. Ai është akuzuar për vrasjet dhe do të vlerësohet nga ekspertë të psikiatrisë mjeko -ligjore. Katër gra dhe një burrë u vranë në cmendurinë në qytetin Kongsberg, përfshirë një oficer policie i cili ishte mes tre të tjerëve të plagosur.
Autoritetet thonë se incidenti i së mërkurës në Kongsberg – rreth 41 milje në jugperëndim të Oslos – “duket se është një akt terrorizmi” i cili kishte në shënjestër njerëz “krejtësisht të rastit”.
Ja çfarë dimë deri më tani për vrasësin e dyshuar 37-vjeçar, për të cilin prokurorët thonë se e ka pranuar sulmin.
Brathen është një qytetar danez, por ka jetuar në Kongsberg pothuajse gjatë gjithë jetës së tij. Policia tha se i dyshuari ishte dënuar disa herë në të kaluarën dhe konfirmoi se ai ishte konvertuar në Islam
Atij iu dha një urdhër ndalimi gjashtë mujor kundër dy anëtarëve të familjes vitin e kaluar – që besohet se janë prindërit e tij – pasi refuzoi të linte shtëpinë e tyre dhe kërcënoi se do të vriste njërin prej tyre.
Ky është momenti kur “sulmuesi terrorist” i cili vrau pesë persona në një sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji u mor në pyetje nga policia jashtë shtëpisë së tij një vit më parë. Sipas mediave të huaja, fotografia, e bërë në gusht të vitit 2020 nga një fqinj, tregon Espen Andersen Bråthen jashtë shtëpisë së tij në Kongsberg me dy oficerë.
Është e paqartë saktësisht për çfarë po flisnin, megjithëse në të njëjtin muaj ai u akuzua për shkelje të një urdhri ndalues të marrë nga babai i tij, të cilin ai kohët e fundit e kishte kërcënuar se do ta vriste.
Ai u dënua për vjedhje dhe posedim kanabisi në vitin 2012, dhe shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud tha se oficerët kishin kontakte paraprake me të për shqetësimet se ai po radikalizohej.
Një i njohur i Brathen i tha NRK se vrasësi i dyshuar kishte vuajtur prej kohësh probleme serioze të shëndetit mendor dhe autoritetet thonë se ai tani do të vlerësohet nga ekspertë të psikiatrisë mjeko -ligjore.
Bråthen tani është në paraburgim, ku ai ka pranuar se ka vrarë katër gra dhe një burrë, të gjithë të moshës 50 deri në 70 vjeç, dhe plagosi tre të tjerë gjatë një sulmi gjysmë në qytetin Kongsberg të Norvegjisë, të mërkurën pas orës 6 pasdite.
Ndërkohë policia thotë se ai është një mysliman i konvertuar i cili u cilësua si i radikalizuar dhe e përshkroi sulmin si ‘një akt terrorist’.
Bråthen filloi sulmin e tij me një hark dhe shigjetë jashtë një supermarketi, por policia ka zbuluar që ai ka përdorur dy armë të tjera gjatë sulmit gjysmë ore – megjithëse ata nuk i identifikuan ato.
Policia ka lëshuar disa detaje të tjera në lidhje me Bråthen, por dokumentet e gjykatës dhe dëshmitë nga fqinjët japin një pamje të zymtë: Një i vetmuar ‘i paqëndrueshëm’ me një koleksion armësh i cili rrallë dilte nga banesa e tij, nuk kishte një punë prej vitesh, vuante nga probleme të shëndetit mendor, përdorte drogë dhe ishte ndarë nga familja e tij.
/Burimi: SkyNews/ Përshtati: Priza.al/