Një notare 61-vjeçare ka ndërruar jetë teksa po notonte gjatë një gare në Swansea.
Përfaqësuesi i aktivitetit “Wales Events” konfirmoi vdekjen duke thënë se gruas “iu rëndua zemra”, duke shprehur ngushëllime për familjen e notares.
Ndërkohë, Policia dhe Shërbimi i Ambulancës së Uellsit ishin ndër ata që u përpoqën ta ndihmonin.
“Dëshirojmë të falënderojmë përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipit të sigurisë së notit, St John’s, Ambulancës, ekipit të ndihmës së shpejtë, policisë, vullnetarëve dhe anëtarëve të publikut të përfshirë në vendngjarje,” tha Activity Wales Events.
Shërbimi i Ambulancës së Uellsit tregoi se ishte thirrur rreth orës 09:15 për një urgjencë mjekësore.
“Ne dërguam një automjet të ndihmës së shpejtë, një ambulancë emergjente dhe shërbimin e marrjes dhe transferimit të urgjencës mjekësore”.