NOTAT/ Rikthehet Kumbulla. Asllani “ngel në klasë”, nuk shkëlqen as Bajrami

Mes dëmtimeve të shumta dhe një fillim sezoni jo pozitiv, të trazuar shumë nga zërat e merkatos, legjionarët kuqezi po rikthehen pak nga pak sërish si protagonistë në Serie A. Nga një i harruar, Kristjan Asllani është kthyer në prioritet në skemat e Inzaghi-t, sigurisht i kushtëzuar nga dëmtimi i Brozovic.

Mesfushori kuqezi, zbriti sërish si titullar në ndeshjen kundër Sassuolo-s, për nuk ishte në ditën e tij më të mirë, u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë, mbi këtë vendim rëndoi edhe kartoni i verdhë i marrë në fillim të ndeshjes. Në përfundim të sfidës, rezultoi lojtari më pak i vlerësuar në radhët e Inter, nota 5.

Asllani

Nuk ishte në ditën e tij më të mira as Nedim Bajrami. Fantazisiti kuqezi zbriti në fushë si titullar në ndeshjen kundër Torinos, por pa mundur të lë gjurmë, në një kohë kur Empoli pjesën më të madhe të ndeshjes e luajti në gjysmëfushën e tij, nota 5,5 për Bajramin.

Bajrimi

Lajmi i mirë nga kjo fundjavë në Serie A ishte rikthimi i Marash Kumbullës. Qendërmbrojtësi kuqezi la pas dëmtimin e pësuar ndërsa Mourinho e aktivizoi për disa minuta në ndeshjen kundër Lecces.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *