Notoi 18 orë/ Shpëtohet i riu nga Maqedonia, shoku ende i zhdukur

30-vjeçari i cili u zhduk një ditë më parë në ujërat e Halkidiki, Greqi është gjetur i gjallë këtë të dielë.

I riu nga Maqedonia e Veriut ja ka dalë që të mbijetojë duke notuar në det për mbi 18 orë.

Ivani u pa sot në mesditë nga një anije mallrash me flamur Gjibraltar, në jugperëndim të gadishullit Kassandra. Ivani ndodhej rreth 14 deri në 15 milje detare në jug-jugperëndim të gadishullit të Kasandrës, ndërsa rryma e detit po e dërgonte drejt bregut të Pelionit.

I riu së bashku me dy miq shkuan për të notuar në plazhin e njohur të Mytit në Poseidi. Anëtari i tretë i grupit, një 28-vjeçar, është ende i zhdukur.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *