Nicki Minaj e festoi ditëlindjen e saj të 30 – të me foto të pazakonta të publikuara në rrjetin e saj instagram.
Minaj është shfaqur pothuajse nudo në fotografitë e ndara me fansat e saj ku numëron plot 1.6 milion ndjekës, teksa në fokus kryesor ka vënë në dukje linjat e saj trupore.
‘Uroja djalit të keq’ ka shkruar ajo në tri imazhet e shumë komentuara ku dhe kanë grumbulluar më shumë se 6 milion pëlqime.
Tek të trija fotot, që Nicki ka vënë në fokus një nga pjesët e saj fizike më seksi, ajo shfaqet me një tortë në dorë, një stol dhe arush pranë mbase kjo lloj poze për të treguar se akoma ndihet e vogël dhe se i pëlqen të mos rritet kurrë.
Shumë personazhe të njohur e uruan në ditëlindjen e saj, përfshirë këtu edhe këngëtaren e njohur Beyounce, gjithashtu edhe fansat e saj e kanë uruar me komente të ndryshme.
/Priza.al/