Princi Harry, Duka i Sussex, ka mbërritur në Kështjellën Balmoral në Skoci, sipas mediave britanike. Ai është fotografuar brenda një makine duke hyrë në Kështjellën Balmoral. Princi, i cili nuk shoqërohej nga gruaja Meghan Markle, nuk arriti ta shihte sa ishte gjallë gjyshen e tij 96 vjeçare.
Princi Harry do t’i bashkohet anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore teksa vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës, e cila vdiq këtë pasdite. Princi, i cili hoqi dorë nga rolet mbretërore në vitin 2020, është shpërngulur në Kaliforni por ndodhej prej pak ditësh në Evropë në kuadër të disa angazhimeve.