Dan Hutra, autori i masakrës më 1 Mars 2023 në Tiranë që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, nuk njeh pendesë për krimet e tij.N ë një intervistë telefonike nga burgu Hutra është i bindur se do të dënohet me burgim të përjetshëm, e megjithatë ai jo vetëm që thotë se vrasjet i ka bërë me vetëdije, por krimet e tij mund të ishin edhe më të rënda se kaq.
Pasi je arrestuar, çfarë ka ndodhur?
Dan Hutra: Ata kanë të drejtën e vetë të ngrenë çdolloj akuze, unë të drejtën time të mbrohem edhe të shpjegohem. Nuk dua të përfitoj asnjë gjë, unë e di se do marr 2-3 burgime të përjetshme dhe nuk më intereson fare kjo. Çfarë kam bërë, e kam bërë me vetëdije dhe nuk bëhem kurrë pishman. E di për kë jam bërë pishman? Jam bërë pishman për atë vajzën nga Kukësi, ajo ka shku e pafajshme dhe unë i kërkoj një ndjesë të madhe familjes të asaj edhe pse ndjesa ime nuk pi ujë se dhimbja e tyre është shumë e madhe, por realisht unë 20 veta po të kisha gjetur aty në shtëpi, si te shtëpia e Alketës dhe si te shtëpia e Vladimir Kurtit, unë nga 20 veta do t’i vrisja të gjithë.
Është shumë e rëndë kjo Dan./TvKlan