Deputetja e PD, Grida Duma nga Kuvendi tha se fondet IPA që jepen në Shqipëri janë në një fazë krize për keqmenaxhim.
Duma theksoi se qeveria është duke bërë propagandë çdo ditë, ku shtoi se fondet për rrugët vetëm grabiten.
Sipas saj fondi i mirëmbajtjes është zero.
“Nuk bëhet integrimi me vaj kapsllëku. Do t’i kthehem pran kësaj metafore. Qesh se si vazhdoni të gënjeni. Tre kollona ka integrimi: shtetin e së drejtës, llogaridhënie, përgjegjësi. 2013-2022 akoma asnjë pronë e ligelaziuar. Fondet IPA vlejnë për dy gjëra: investim dhe se çfarë mendësie ka qeveria. Korruptohen apo jo? Një ndër indikatorët është % e mirëmbajtjes në fondet e investimit. Nuk di në ka ndonjë mendim tjetër, por dhe rrugët e reja duken të vjetra tani. Rrugët në jug janë jashtë standardi, dhe me 6 fish të kostos. Ka zero fond për mirëmbajtjen. Propaganda e qeverisë është një gallatë e madhe. U hapën negociatat, u shtymë me hile. Sapo mbaroi kjo nga kapaku i pusetës, hoqën Zefmadhin, sollëm Ilir Beqajn. Sjellim në krye të institucioneve një person që akuzohet për korrupsion. Shqiptarët mendojnë se dhe ajo që na falet, vidhet. Eficenca e fondeve IPA është e mbartur me një krizë keqmenaxhimi”, tha ajo.