Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili justifikoi mungesën dje të opozitës në Bruksel sesh ‘nuk di kush është ku’.
Sipas Berishës, mohimi nga ana e Ramës është shenjë e frikës.
“Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikës”, shkruan Berisha mbi videon ku shfaqet kryeministri.