“Nuk dini të shkruani shqip, e më flisni mua italisht”/ Çfarë ndodhi mes Beniadës dhe banorëve të tjerë?

Loja “qytet, shtet” ka nxitur debate mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa ishin te gërma “xh”, disa prej konkurrentëve kishin shënuar “gjirafën”. Iliri dhe disa banorë të tjerë këmbëngulnin se shkruhet me “xh”.

“Unë mbaj mend në shkollë, ishte me ‘xh’, por besoj se kohët e fundit është bërë me ‘gj’, tani thuhet ‘gjirafa’”, tha Iliri.

“Ju nuk dini të shkruani në shqip, pastaj më flisni mua italisht”, reagoi Beniada.

Ndërkohë, vetë Iliri, kishte shkruan “xhindosaurin”, që sipas tij është një lloj dinozauri, eshtrat e të cilit janë zbuluar në Mongoli.

“Unë marr 10 pikë, se e kam të veçantë”, tha konkurrenti, që me komentin e tij shkaktoi shumë të qeshura te banorët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *