Një grua në Greqi ka rënë pre e një abuzimi të rëndë seksual ku ka qenë për 24 orë viktimë e përdhunimit.
Në një rrëfim për televizionin Mega, gruaja ka treguar ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur në 2017-, ku thekson se prej asaj dite jeta e saj është shkatërruar.
Viktima tregon se autorin e ka njohur në rrjetet sociale por kurë nuk ia ka parë fytyrën.
E pyetur për ditën e takimit, ajo thotë se në asnjë mënyrë nuk i ka shkuar në mendje se do t’i ndodhte kjo ngjarje.
“Kemi komunikuar përmes aplikacionit Facebook për rreth 1.5 vjet, si miq në fillim dhe më pas komunikimi ynë mori një tjetër rrjedhë. Kishte një intimitet, ai ishte intim ndaj meje në të gjitha fazat, nuk më dha kurrë imazhin e një personi që do të bënte diçka të tillë. Gjithmonë i kam kërkuar një pamje më të qartë të tij dhe gjithmonë ka pasur justifikime. Mendoj se ishte thjesht një çështje fati. Gjithmonë e kam në mendje fundin e fjalisë së këtij personi dhe mendoj se ajo që kam përjetuar nuk do të përfundojë kurrë…nuk mbaron kurrë”, ka treguar ajo.