Ka një lajm të mirë për adhuruesit e birrës. Shkencëtarët kanë zbuluar se birra ka 7 përfitime për shëndetin tonë. Kështu që tani, ju mund të ngrini gotën tuaj me krenari dhe të pini pa keqardhje.
Birra rrit densitetin e kockave
Birra është një burim i shkëlqyer i silikonit, i cili është i rëndësishëm për ndërtimin e kockave të forta. Në veçanti, forma e silikonit e quajtur acid ortosilicik që gjendet në birrë absorbohet jashtëzakonisht lehtë nga trupi.
Birra mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit në gjak
Këto efekte janë për shkak të fibrave që përmban birra dhe uljes së nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Sasi të vogla të birrës në baza të shpeshta rrisin nivelet e kolesterolit të mirë i cili nga ana tjetër zvogëlon shanset e ngurtësimit të arterieve që çojnë në një atak në zemër. Birra gjithashtu përmban polifenole, antioksidantë që mbrojnë shëndetin e zemrës.
Studimet e mëdha kanë gjetur një rrezikz 25% më të ulët të sëmundjeve të zemrës tek njerëzit që pinë nga një e gjysmë deri në dy gota në ditë sesa ata që nuk pinë. Në përgjithësi, është zbuluar se pijet alkoolike të pasura me polifenole janë të dobishme për zemrën.
Redukton mundësinë e zhvillimit të diabetit
Alkooli që përmban birra rrit ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës, duke vepruar kështu si një mburojë kundër shfaqjes së diabetit. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Harvardit shqyrtoi reagimet e 38,000 meshkujve të moshës së mesme dhe ata që pinin 1-2 gota birrë në ditë kishin një shans 25% më të ulët për të zhvilluar diabetin e tipit 2.
Birra parandalon formimin e gurëve në veshka
Një studim i vitit 2013 zbuloi se birra ndihmon në reduktimin e mundësisë së gurëve në veshka me 40%.
Birra mund të mbrojë kundër kancerit
Shkencëtarët në Universitetin e Idahos thonë se përbërësit e birrës mund të përdoren për të luftuar kancerin dhe sëmundjet inflamatore
Birra ul rrezikun e Alzheimerit
Studimet që nga viti 1977 kanë sugjeruar se konsumuesit e rregullt të birrës kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit ose forma të tjera të demencës.
Tani e dini se birra jo vetëm që na bën të lumtur, por edhe ndihmon shëndetin tonë! Gjithmonë sigurisht kur e konsumojmë me moderim. Prandaj ngrini gotat dhe pini për shëndetin e shkencëtarëve që e bënë këtë hulumtim!
/Burimi:AgroWeb.Org/