Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar ditën e sotme se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë më tej me projektin për futjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.
Ministrja ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth këtij projekti gazsjellësi për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.
“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim më tej dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”
/Priza.al/