Amvisat kanë gjithmonë një truk për larjen e rrobave dhe zakonisht përdorin disa përbërës shtëpiak. Një ndër ta është dhe dafina, e cila ndihmon shumë. Nuk bëhet fjalë për t’u dhënë rrobave aromë të mirë. Efekti i kësaj gjetheje në veshje është disi i ndryshëm por po aq interesant.
Shumë njerëz nuk e kanë idenë se gjethet e dafinës mund të ruajnë ngjyrën e rrobave. Gjethet e dafinës mund t’i vendosni direkt në lavatriçe, por do të keni një efekt shumë më të mirë nëse i vendosni në një legen me ujë dhe më pas vendosni rrobat në të.
Në varësi të sasisë së rrobave, merrni disa gjethe dafine, vendosini në ujë. Lërini për disa orë. Mund t’i përzieni herë pas here me dorë për një efekt më të mirë. Më pas shtrydhini rrobat mirë rrobat dhe lajini si zakonisht në lavatriçe ose me dorë.