Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” është diskutuar rreth puthjeve çift në publik dhe në praninë e të tjerëve. Blogerja ishte kundër puthjeve me partnerin e saj në praninë e shoqërisë apo familjarëve.
“Nuk do t’i fus llapën. Latë nam. Më duket shumë mungesë respekt. Është tjetër gjë një puthje momentale, përqafim, shtrëngim dore, puthje në faqe. Ka puthje dhe puthje. Ka puthje që zgjasin dhe më duket mungesë respekti se është intimitet. Nuk e kam lejuar puthjen e prindërve të mi në sytë e mi. Unë nuk e bëj këtë gjë në sytë e shoqërisë sime se nuk jam adoleshente.”- tha ajo.
“Injorancë totale. Është zgjedhja jote, jo mungesë respekti. Çfarë halli ke ti se puth unë burrin tim. Unë jam puthur para babait tim dhe nuk po puthem para atij që i kam bërë kokën. Nëse të vjen për të puthur burrin nuk do presësh sa të ikësh në shtëpi.”
Si përfundim ato nuk ranë në një mendim. Megjithëse vlen të theksohet se ky debat është shumë i nxehtë edhe në SHBA.