Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar mbrëmjen e sotme se në vitin 2017, i ka kërkuar ish-kryetarit të PD Lulzim Basha që të jepte dorëheqjen.
Ai u shpreh se nuk kishte ndërmend të rikthehej në PD por se nuk mund të linte një njeri që udhëhoqi demokratët nga humbja në humbje të drejtonte partinë.
Arjon Sulo: Që keni qenë mbështetësi i Bashës nuk ka njeri që se di. A ka kjo kosto në zgjedhje? E mbanit Bashën edhe pse humbte zgjedhjen. Mjaftoi shpallja non grata dhe me vetëm Foltoren e 10 takime e nxorët jashtë loje.
Berisha: Në 2017 i kërkova të japë dorëheqjen se humbja është më poshtëruesja që PD ka përjetuar.
Nuk kisha në dorë se duhet të kthehesha. Nuk doja të kthehesha nuk mund të bëhesha aventurier. Nuk kisha ndërmend të garoja.
Rakipllari: Nuk e bëtë as pas 25 prillit.
Berisha: Po por i kam thënë gazetarëve se jam disponibël për cdo funksion në PD. Nuk pranoja kurrë që personi që na kaloi nga humbja të humbje të ishte në krye të PD. më shumë mendoja Grupin Parlamentar.
Në 2021 Basha nuk thirri protesta që është gabimi më fatal i tij. në vend të merrej me grumbullim u mor me zgjedhjet në parti, të rrëzueshme e jo të përdëritshme. Të dëmtueshme siç ndodhi në 2001. Kishte marrëveshje me Ramën dhe e fali. Po të isha kryetari mblidhja qindra fakte për rolin e bandave, patronazhistëve, blerjeve. Komisioni i OSBE bëni raport paraprak të shkëlqyer për opozitën. U ula me Bashën e i thashë…
Demokratët e shohin si shpëtimtar Berishën, jo mua por PD e rithemeluar e shohin shpëtim se ose do shuhej ose do riformohej.