Nuk doni të ‘shkëputeni’ nga krevati juaj i ‘ngrohtë’ në mëngjes? Ja taktika si të zgjoheni më lehtë

Nëse ndiheni të rraskapitur për t’u ngritur nga shtrati, ekspertët këmbëngulin se ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë.

Emri shkencor që i është dhënë këtij fenomeni njihet si “inercia e gjumit” dhe përshkruan ndjenjën që na pushton sa herë që përpiqemi të shkëputemi nga ngrohtësia e shtratit tonë.

Sipas neuropsikologut, Sanam Hafeez ky fenomen zgjat nga disa minuta deri në disa orë. Një nga faktorët që ndikon se sa lehtë zgjoheni çdo mëngjes dhe te kohëzgjatja e inercisë së gjumit, është lloji i zërit që keni zgjedhur si tingull alarmi, sipas një studimi të kryer në vitin 2020.

Tingujt melodik zvogëlojnë kohën që e bën trupin joaktiv pas zgjimit, kështu që muzika juaj e preferuar mund të jetë shumë e dobishme nëse tingëllon si një alarm. Prandaj, shmangni tingujt e bezdisshëm dhe stresues dhe do të shihni se sa lehtë do të zgjoheni çdo mëngjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *