Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi ka reaguar në lidhje me vazhdimin e protestës dhe se çfarë pritet të ndodhë më tej, nëse kërkesat nuk plotësohen.
Kovaçi tha se ditën e nesërme do të mblidhet një forum për të konkluduar idetë dhe do të ketë një përfshirje të re për universitetin.
“Nesër në orën 11 do jetë një forum i gjerë me profesoratin, pedagogë. Do të jepet në forum përmbledhje e ideve ku do të përfshihen në një platformë të re për universitetet.
Vazhdon bojkoti i përgjithshëm i mësimit. Bojkot i plotë. Bojkotimi është vullnetar. Po ndërgjegjësojmë që të rritet disiplina e punës. Kërkesat tona janë minimaliste. Jemi 100% bojkot”, tha ai.