Moderatorja e njohur shqiptare, Hygerta Sako është një nder më të komentuarat në mediat rozë. Këto ditë ajo ka zgjedhur që të shijojë pushimet me vajzën dhe nënën e saj.
Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “Ora Verore” ku iu ka dhënë fund njëherë e mirë dyshimeve dhe ka treguar se nuk është e dashuruar.
“Unë po i kaloj pushimet me vajzën dhe me nënë time. Nuk më rreh zemra për askënd në Vlorë. Më rreh zemra vetëm për Vlorën. E dua shumë Vlorën, rrënjët e mia janë në Vlorë. Nuk kam askënd që më rreh zemra. Se më ka dal nami që dua burrë. Nuk dua burrë, nuk dua askënd”, është shprehur ajo.
Hygerta shprehet se në Shqipëri, femrat në të 35-tat e tyre e kanë të vështirë të gjejnë dikë që i përshtatet, sidomos kur janë vetë të realizuara.
“Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të.
Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, – tregoi Hygerta.